Futboll

Mulleri barazon rekordin e Messit në Champions

Thomas Muller

Të mërkurën mbrëma, Thomas Muller e luajti ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve për Bayern Munichun. Ndoshta edhe të fundit në elitën e futbollit evropian për klube. 

Bayern Munichu u eliminua në çerekfinale nga Interi pasi barazoi 2:2, por vendosi fitorja e parë e Interit 2:1 në Gjermani. 

Por Mulleri ka hyrë në histori si futbollisti i tretë bashkë me Messin, për më së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve. 

Muller dhe Messi tani kanë nga 163 paraqitje në Champions. 

Listës i prin Cristiano Ronaldo me 183 paraqitje, kurse portieri Iker Casillas, ish-kapiteni i Real Madridit, ka 177 ndeshje të luajtura.