Tashmë është zyrtare. Thomas Mueller i ka dhënë fund karrierës te përfaqësuesja e Gjermanisë.
Me një video emocionale të publikuar të hënën paradite, ylli gjerman ka njoftuar se po tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar.
“Pas 131 ndeshjeve dhe 45 golave i them sot lamtumirë fanellës me shqiponjë”, ka thënë 34-vjeçari në videon përshëndetëse.
Muelleri ka thënë se gjithnjë e ka prezantuar Gjermaninë me krenari.
Ai ka fituar Kupën e Botës 2014, ndërsa është paraqitur në shumë Botërorë e Evropianë të tjerë.