Futboll

Muçi shkëlqen me lëvizje “alla Zidane”

Muçi

Ernest Muçi shkëlqeu me një lëvizje si të mesfushorit legjendar Zinedine Zidane, në ndeshjen që Beshiktashi po e zhvillon ndaj Rizesporit.

Muçi e detyroi kundërshtarin të merrte karton të verdhë pasi e dribloi me stilin e Zidanes.

VIDEO:

Sulmuesi i Shqipërisë shënoi golin e barazimit për Beshiktashin në fund të pjesës së parë. Rezultati vazhdon të jetë 1:1. Ishte goli i katërt në Superligën turke këtë sezon për të. 

VIDEO:

Muçi luajti për 74 minuta.

Muçi e nis vitin me gol, por Beshiktashi ndalet në barazim

3 muaj më parë / 3 jan 2025 20:03
Ernest Muçi

Ernest Muçi e ka filluar mbarë vitin duke shënuar gol të premten në mbrëmje në barazimin e Beshiktashit.

Beshiktashi barazoi në udhëtim 1:1 me Rizesporin.

Kjo ndeshje i takoi javës së 18-të të elitës së futbollit turk.

Muçi e shënoi golin e barazimit për 1:1 në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.

Muçi në minutën e 57-të e detyroi kundërshtarin të merrte karton të verdhë pasi e dribloi me stilin e legjendës franceze, Zinedine Zidane.

Ai luajti deri në minutën e 74-t dhe ishte më i vlerësuari në ndeshje.

Për 23-vjeçarin Muçi ky ishte goli i pestë këtë edicion në 18 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat. Ka kontribuar edhe me dy asistime.

Beshiktashit i mungoi Milot Rashica për shkak të lëndimit.

Altin Zeqiri u la në bankën rezervë te Rizespori.

Beshiktashi ka 27 pikë në vendin e pestë.

Rizespori ka gjashtë pikë më pak në vendin e 11-të.