Futboll

Muçi shënon gol, Rashica asiston në Kupë të Turqisë

Enest Muçi

Beshiktashi ka shënuar fitoren e dytë për Kupë të Turqisë. 

Në fitoren e Beshiktashit 2:0 të martën ndaj Kirklarelisporit kontribut të madh dhanë dy shqiptarët, Ernest Muçi dhe Milot Rashica. Ky i fundit asistoi për golin e dytë tëshënuar në minutën e 79-të nga Joao Mario, kurse Muçi shënoi golin e parë në minutën e 62-të. 

Muçi luajti nga minuta e parë, derisa Rashica e zëvendësoi atë në minutën e 73-të. Beshiktashi është në vendin e parë në Grupin D të Kupës së Turqisë.