Sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, ka shënuar gol në dy ndeshjet e fundit radhazi për Beshiktashin. Muçi të shtunën realizoi gol në disfatën që e pësoi Beshiktashi nga Kasimpasa me rezultatin 3:1.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 11-të të Superligës së Turqisë në futboll.
Muçi e realizoi golin e vetëm për Beshiktashin në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.
Reprezentuesi i Shqipërisë realizoi supergol edhe në fundjavën e kaluar në derbin ndaj Galatasarayt. Ai luajti deri në minutën e 68-të.
Beshiktashit i mungoi Milot Rashica për shkak të lëndimit.
Te Kasimpasa, Loret Sadiku u paraqit deri në minutën e 69-të.
Në total, Muçi këtë edicion në të gjitha garat ka realizuar tre gola dhe ka bërë dy asistime.