Ernest Muçi po kalon formë të lartë me skuadrën turke, Beshiktash.
Sulmuesi i Shqipërisë ka realizuar tjetër gol dhe ka kontribuuar që Beshiktashi t’i fitojë pikët e plota në xhiron e katërt të Ligës së Evropës.
Beshiktashi të mërkurën mbrëma e mposhti Malmon me rezultatin 2:1.
Malmo javë më parë e fitoi edhe titullin e dytë rresht në Suedi.
Muçi shënoi në minutën e 76-të nga afërsia për golin e katërt në 13 paraqitjet e edicionit aktual, në të gjitha garat.
23-vjeçari i ka edhe dy asistime.
Semih Kilicsoy e shënoi golin e dytë në minutën e 85-të.
Malmo realizoi në minutën e 95-të me Soren Rieksin, por nuk arriti që ta barazonte rezultatin dhe u mposht.
Muçi e kompletoi ndeshjen, ndërsa sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, u inkuadrua nga minuta e 72-të te vendësit.
Elison Makolli ishte në bankën rezervë te Malmo.
Për Beshiktashin ishte fitorja e dytë, krahas dy humbjeve.
Malmo që e ka një fitore, e pësoi disfatën e tretë.
Muçi e kalon në epërsi Beshiktashin
Me golin e Ernest Muçit në minutën e 76-të, Beshiktashi ka kaluar në epërsi ndaj Malmos, që sivjet e ka fituar titullin në Suedi për herën e dytë rresht.
Muçi shënoi në minutën e 76-të nga afërsia.
Është ndeshja e katërt e fazës së ligës, në Ligën e Evropës.
VIDEO:
GOOLL | Beşiktaş 1-0 Malmö, 76' Muçi pic.twitter.com/OJQzUEdAsl
— ANLIK GOLLER (@anlikgoltv__1) November 6, 2024