Futboll

Muçi do t’i mungojë një muaj Beshiktashit

Ernest Muçi

Sulmuesi i krahut, Ernest Muçi, do t’i mungojë një muaj skuadrës turke, Beshiktash.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Muçi, të shtunën u lëndua në disfatën që Beshiktashi e pësoi nga skuadra e Bashakshehirit me rezultatin 2:0.

Muçi ishte startues, por u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 26-të.

“Superhaber”, ka raportuar të hënën se Muçi është duke u përballur me një lëndim muskulit të këmbës së djathtë dhe nuk pritet të paraqitet as ndaj Fenerbahçes më 4 maj.

24-vjeçari Muçi ishte prej lojtarëve më të rëndësishëm në ndeshjet e fundit për skuadrën e drejtuar nga trajneri, Ole Gunnar Solskjaer.

Ai në 35 ndeshje të zhvilluara deri më tani ka kontribuar me shtatë gola dhe tri asistime.

Te Beshiktashi luan edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica.

Edhe Rashica është prej lojtarëve kryesorë te gjiganti turk.