Ylli i Shqipërisë, Ernest Muçi shënoi golin e parë në Kupën e Turqisë me fanellën e Beshiktashit. Por goli i tij pati vlerë të madhe.
Falë golit të realizuar në minutën e 70-të, Beshiktashi të martën siguroi finalen e Kupës së Turqisë.
Beshiktashi e mposhti Ankraguçun me rezultatin 1:0.
Ndeshja e parë e luajtur më 23 prill përfundoi pa gola.
Muçi dhe futbollisti i Kosovës, Milot Rashica kompletuan takimin.
Muçi në Superligën e Turqisë ka shënuar tri gola në 11 ndeshje. Beshiktashit iu bashkua në shkurt të këtij viti.
Muçi shënon gol në gjysmëfinale të Kupës
Mesfushori i Shqipërisë, Ernest Muçi ka shënuar gol për Beshiktashin që po fiton ndaj Ankaraguçut me rezultatin 1:0.
Ai shënoi gol me gjuajtje të fortë në minutën e 70-të të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Turqisë.
Ndeshja e parë kishte përfunduar pa gola më 23 prill.
Titullar te Beshiktashi është edhe Milot Rashica.
VIDEO:
Ernest Muçi GoooooooooLLLLL pic.twitter.com/8HyUUQPRoG
— 🅺🅰🅰🅽 (@EKGedik) May 7, 2024