Futboll

Mposhtet Milani

Fiorentina

Milani ka pësuar disfatë në udhëtim nga Fiorentina të dielën, duke u mposht me rezultat 2:1.

Yacine Adli realizoi në minutën e 35-të për 1:0, për t’ia dhënë Fiorentinës epërsinë.

Në pjesë të dytë, Christian Pulisic shënoi për t’i barazuar shifrat në 1:1, por goli i Albert Gudmundsson në minutën e 73-të ishte vendimtar.

Pas xhiros së shtatë të Serie A, Milani renditet i gjashti në tabelë me 11 pikë të grumbulluara. Fiorentina është e 11-ta me 10 pikë.