Futboll

Mourinho paralajmëron kthimin: Ndihem i fortë

Jose Mourinho

Trajneri portugez, Jose Mourinho, thotë se është gati të kthehet në punën e trajnerit gjatë verës, pas largimit nga Roma në janar. Ai ka thënë se ndihet i fortë dhe gati për ta marrë drejtimin e ndonjë ekipi.

“Ndihem i fortë dhe mirë. Jam vërtetë gati. Por nuk dua të bëj zgjedhjen e gabuar. Duhet të jem i durueshëm. Objektivi im është të kthehem në punë në verë”, ka thënë Mourinho në një intervistë për Fabrizio Romanon. Mourinho ka drejtuar më herët edhe Tottenhamin, Manchester Unitedin, Chelsean, Real Madridin, Interin, Porton e Benfican.

Ai ka fituar shumë trofe me skuadra të ndryshme.