Futboll

Motta e anuloi stërvitjen e së mërkurës

Juventusi

Juventusi e pësoi humbjen e parë në kampanjën 2024/25 dhe ndeshjen e parë zyrtare qëkur trajneri Thiago Motta e mori drejtimin e klubit.

Juventusi u mposht ditë më parë në shtëpi nga Stuttgarti në Ligën e Kampionëve, pas golit që e shënoi El Bilal Toure, në minutën e dytë të kohës shtesë.

Në Itali është vlerësuar si paraqitja më e dobët e Juventusit në këtë edicion deri tani.

Për shkak të disfatës, Thiago Motta ka vendosur që të mërkurën lojtarët të mos stërviten fare.

Në vikend, Juventusi do të ballafaqohet në “Derby d’Italia” me Interin.

Derbi zhvillohet të dielën në stadiumin “Giuseppe Meazza”.