Supertalenti Lamine Yamal e shënoi golin e parë në Ligën e Kampionëve. Por goli i 17-vjeçarit nuk ishte i mjaftueshëm.
Barcelona të enjten mbrëma pësoi 2:1 nga Monaco. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Louis II” në Monaco dhe i takoi xhiros së parë të Ligës së Kampionëve.
Rrjedha e ndeshjes thuajse u caktua në minutën e 11-të, kur Eric Garcia i Barcelonës u ndëshkua me karton të verdhë. Kjo e vështirësoi shumë punën për Barçën, që është në seri të fitoreve në La Liga.
Mbrojtja e Barcelonës dështoi fillimisht në minutën e 16-të. Për 1:0 në të mirë të Monacos shënoi Maghnes Akliouche.
Monaco e shfrytëzoi epërsinë prej një lojtari duke dominuar në fushë. Por në minutën e 28-të, Yamal mori një top të mirë dhe e shfrytëzoi maksimalisht. Gjuajti saktë nga distanca për të barazuar rezultatin në 1:1.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Monaco shfaqi më shumë, ndërsa Barça vetëm në momente u shfaq e rrezikshme.
Në minutën e 71-të, 18-vjeçari George Ilenikhena gjuajti saktë për 2:1.
Në minutat e fundit u akordua penallti për Monacon, që u anulua pas rishikimit të VAR-it. Raphinha i Barçës pati një tentim nga goditja e dënimit, por pa rrezikuar.
Dhe kështu pikët e plota i takuan Monacos, që vlerësohej autsajdere ndaj Barcelonës.
Barcelona pikët e para i kërkon më 1 tetor kur e pret Young Boysin.
Monaco kthen epërsinë ndaj Barcelonës
Monaco ka kaluar në epërsi 2:1 ndaj Barcelonës.
Në minutën e 72-të realizoi 18-vjeçari George Ilenikhena.
George Ilenikhena has given the lead to Monaco against Barcelona!pic.twitter.com/NaLgm0MSMh
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 19, 2024
Monaco e Barça po barazojnë pas pjesës së parë
Barcelona nisi keq, por megjithatë u kthye në lojë ndaj Monacos. Fillimisht Eric Garcia u përjashtua me të kuq e më pas Maghnes Akliouche kaloi në epërsi 1:0 Monacon në minutën e 16-të.
Por supertalenti Lamine Yamal shënoi për 1:1 në minutën e 28-të.
Për 17-vjeçarin është goli i parë në Champions.
Supergol nga Yamal
LAMINE YAMAL !!! pic.twitter.com/3LpDTHKy0n
— FCB Paul 🇫🇷 🇵🇸 (@FCBPaul_) September 19, 2024
Për supertalentin është goli i parë në Champions.
Ai shënoi me goditje nga distanca në minutën e 28-të.
Barça në disavantazh dhe me një lojtar më pak
Ka nisur keq kampanja në Champions për Barcelonën.
Në ndeshjen ndaj Monacos, Barcelona në minutën e 11-të mbeti me një lojtar më pak në fushë. Me të kuq u përjashtua Eric Garcia.
Monaco në minutën e 16-të kaloi në epërsi 1:0. Realizoi Maghnes Akliouche.