Futboll

Monaco interesohet për Brojën

Armando Broja

Sulmuesi i Shqipërisë Armando Broja mund të paraqitet nga edicioni i ardhshëm në kampionatin francez, Ligue 1. Mediumi francez “L'Equipe”, ka raportuar të hënën se skuadra e Monacos është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Chelseat, Armando Broja.

Mësohet se skuadra franceze është e gatshme që për kartonin e Brojës t’i ofrojë 20 milionë euro. Për Bojën kanë shprehur interesim edhe disa skuadra si Dortmund, Ipswich Town dhe Brentford.

Broja në janar të këtij viti u huazua te Fulhami, por me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2028.

22-vjeçari në edicionin 2023/2024, në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim. Me përfaqësuesen e Shqipërisë ka 19 paraqitje dhe katër gola të shënuar.