Futboll

Momenti i parë i rëndësishëm i Shaqirit pas kthimit te Baseli

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri është kthyer te Baseli saktësisht për këto momente. Së pari, ai fitoi penallti në kohën shtesë e më pas e konkretizoi atë për fitoren 1:0 ndaj Nyonit. 

Baseli më në fund mund të frymonte lirshëm. Arriti fitore të pritur, por shumë të vështirë ndaj skuadrës autsajdere nga Challenge League.

Në ndeshjen shumë luftarake, vështirë mund të parashikohej që do të jetë pasdita e Shaqirit. Ai qëndroi në stol për 79 minuta, ndonëse trajneri i Baselit, Fabio Celestini, i kishte premtuar 32-vjeçarit vend në ekipin startues. Premtimin ia kishte bërë të premten.

Kur Celestini u detyrua të bëjë ndryshimin e parë për shkak të një lëndimi, ai vendosi të mos e aktivizojë Shaqirin. Joe Mendes hyri në vend të Bradley Fink. Edhe kur Benjamin Kololli u largua pas një ore, Shaqiri nuk u aktivizua. Hyri Romeo Beney.

A do të thotë kjo që Shaqiri nuk është ende plotësisht i gatshëm për të luajtur më gjatë? Apo ndoshta lojtari me 125 paraqitje te Zvicra ka rol përkrahës në planet momentale të Celestinit?

Pas fitores me fat, trajneri i Baselit zbuloi sekretin: Ai ende ndien dhembje të vogël në pulpë. Ne kemi diskutuar në mëngjes që ai do të luajë më së shumti 15 minuta në këtë ndeshje.

Celestini do të preferonte që fitoren ta siguronte pa Shaqirin.

“Ai nuk kishte ndjenjë të mirë. Për këtë arsye nuk kemi dashur të rrezikojmë pa nevojë”, ka shtuar trajneri i Baselit.

Por pasi Celestini dëshironte që ndeshja të vendosej gjatë 90 minutave, vendosi ta aktivizojë Shaqirin.
“I thashë Shaqirit që tani duhet të luash 30 minuta shtesë”.

Nyoni ishte ekip më i mirë në 45 minutat e parë. Celestini pranon se ekipi i kategorisë së dytë e meritoi të shënojë një apo dy gola në pjesën e parë.

Baseli ishte më i mirë vetëm në pjesën e dytë. Por pa krijuar shumë. Kjo nuk ishte arsyeja e vetme që fitorja ishte me fat.

Menjëherë pas golit të Shaqirit, Nyoni fitoi penallti. Por portieri i Baselit ndali gjuajtjen. Dhe Shaqiri ishte në gjendje të festonte momentin e parë të madh pas rikthimit te Baseli.