Sulmuesi çek Tomas Cvancara ka shënuar gol në minutën e 96-të për t’ia siguruar tri pikë Borussia Moenchengladbachut.
Moenchengladbachu të shtunën fitoi 1:0 ndaj Union Berlinit. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Bundesligës.
Sulmuesi çek u aktivizua në minutën e 76-të dhe në fund doli të jetë vendimtar.
Moenchengladbachu e shënoi fitoren e dytë. Është në mesin e tabelës me gjashtë pikë. Tetë pikë i ka Union Berlini.
Florent Muslija luajti nga minuta e 65-të për Freiburgun, që humbi 3:0 në shtëpi nga St. Pauli.
Heidenheimi fitoi 2:0 ndaj Mainzit, ndërsa Wolfsburgu e Stuttgarti barazuan 2:2.