Futboll

Modriq vazhdon me Realin

Luka Modriq

Luka Modriq

Ylli kroat Luka Modriq do të vazhdojë të luajë për Real Madridin. Ai e ka vazhduar kontratën edhe për një vit me Real Madridin, ka njoftuar klubi spanjoll të mërkurën.

Pra, do të jetë te madrilenët deri në qershor të vitit 2025.

Modriq u transferua te Real Madridi nga Tottenhami në verën e vitit 2012.

Në total ka 516 paraqitje për klubin madrilen. Ka fituar 23 trofe, përfshirë gjashtë herë Ligën e Kampionëve, katër herë La Ligën dhe pesë herë Kupën e Botës për klube. Në vitin 2018 ishte fitues i “Topit të Artë”.