Mesfushori kroat, Luka Modriq, e ka zbuluar ëndrrën e tij futbollistike duke thënë se dëshiron që të pensionohet te skuadra e Real Madridit.
Ikona e futbollit kroat është kthyer në njërin prej lojtarëve më të pëlqyer madrilen dhe prej më të dekoruarve. Ai ka më së shumti trofe të fituar, 28 gjithsej.
“Ëndrra ime është të pensionohem te Real Madridi. Për kontratën e re nuk duhet të nxitohemi. Sezoni është ende i gjatë, kemi shumë ndeshje të tjera. Pastaj do të shohim”, ka thënë Modriq, shkruan të shtunën “RMC Sport”.
39-vjeçari Modriq pritet ta rinovojë kontratën edhe për një vit.
Ndonëse 39-vjeçari Modriq nuk ka luajtur shumë ndeshje si startues në edicionin aktual, Reali është i lumtur me paraqitjet e tij.
Ish-futbollisti i Tottenhamit, Modriq, këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka bërë shtatë asistime. Ai iu bashkua Real Madridit në vitin 2012.