Futboll

Mitrovica, kampione në Superligën e futbollisteve

Mitrovica

Mitrovica është kampione e Kosovës në Superligën e futbollisteve. Të dielën u organizua ceremonia e dorëzimit të Kupës.

Mitrovica e mposhti Llapin me rezultatin 8:0, në ndeshjen e xhiros së 20-të, e më pas pranoi Kupën e kampionit.

Për Mitrovicën është titulli i pestë i kampionit. Do të paraqitet në kualifikimet e Championsit.

“Jemi të lumtura pasi e kemi kthyer titullin aty ku e ka vendin. Ka qenë një kampionat jo i lehtë, ngase kishim dy vjet që nuk e kishim fituar titullin dhe kishim edhe ndërrim të stafit të trajnerëve. Mirëpo, kryesia na ka qëndruar afër dhe ne si grup kemi qenë kompakt. Tani do të fillojmë të mendojmë për garat në Ligën e Kampionëve, ku sigurisht do të kemi disa përforcime, pasi synojmë ta kalojmë fazën e grupeve”, ka thënë kapitenia e Mitrovicës, Kaltrina Biqkaj.

Ajo e pranoi Kupën e kampionit nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi.