Futboll

Milneri vendos rekord në Premier League

James Milner

James Milner e ka nisur edicionin e tij të 23-të në Premier League. 

Ai ishte titullar në ndeshjen Everton – Brighton. 

Milneri, që është futbollist i Brightonit, është 38-vjeçar. Është shtatë vjet më i vjetër se trajneri i vet, Fabian Huerzeler. 

Debutoi në elitën e futbollit anglez në vitin 2002, kur ishte futbollist i Leeds Unitedit. 

Me Brightonin e nisi edicionin e dytë, ndërsa për Milnerin ishte ndeshja e 636-të në Premier League, 17-të më pak se Gareth Barry që e mban rekordin me 653 paraqitje. 

Milneri po ashtu karrierë ka bërë edhe te Newcastle, Aston Villa, Manchester City dhe Liverpooli. 

Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, më herët e mbante rekordin me më së shumti paraqitje në edicione të Premier Leagues. 

Giggs kishte luajtur në 22 sezone të elitës angleze të futbollit.