Futboll

Milik do të mbetet edhe një vit pjesë e Juventusit

Arkadiusz Milik

Arkadiusz Milik pritet ta vazhdojë edhe për një vit kontratën me Juventusin, raporton “Football-Italia” të martën. 

Sulmuesi polak ka qenë jashtë fushës që nga majli i vitit 2024 dhe nuk është paraqitur në asnjë ndeshje gjatë këtij edicioni pasi pas telasheve me lëndime. Por pavarësisht faktit se nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë edicion, Juventusi do t’ia vazhdojë kontratën Milikut deri në vitin 2027.

Milik 31-vjeçar iu bashkua Juventusit në vitin 2022. Fillimisht ishte huazuar nga Marseille e më pas, ndërsa një vit më vonë, Juventusi bleu kartonin e tij.