Futboll

Milani pa telashe ndaj Lecces së Ramadanit

Milan

Milani ka shpërthyer në fund të pjesës së parë për fitore bindëse ndaj Lecces.

Të premten mbrëma, Milani fitoi 3:0. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e gjashtë të Serie A.

Alvaro Morata e shënoi golin e parë në minutën e 38-të. Theo Hernandez, që asistoi në golin e parë, realizoi për 2:0 në minutën e 41-të. Christian Pulisic shënoi golin e tretë menjëherë në minutën e 43-të.
Davide Bartesaghi i Milanit u përjashtua me të kuq në minutën e 80-të.

Milani në xhiron e kaluar të Serie A fitoi 2:1 ndaj Interit.  

Ylber Ramadani e kompletoi ndeshjen në mesfushën e Lecces.

Milani tani i ka 11 pikë. Lecce mbetet me pesë pikë.