Milani është në kërkim të mesfushorit të Monacos, Youssouf Fofana, si dhe vëllait të Marcus Thuramit, Kephren Thuram, që aktualisht është me kontratë te skuadra e Nicet.
25-vjeçari Fofana do të mbetet pa kontratë në qershor të vitit 2025, ndërsa “rossonerët” synojnë ta transferojnë francezin me çmim të lirë.
Me të njëjtën strategji para një viti, Milani e kishte transferuar edhe Christian Pulisicin nga Chelsea dhe Samuel Chukwuezen nga Villarreali. Fofana ka dy gola të shënuar e tri asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat e edicionit aktual.