Futboll

Milani ndalet me barazim nga Genoa

Ac Milan

Skuadra e Milanit ka barazuar 3:3 me Genoan të dielën në kuadër të xhiros së 35 të Seria A.

Sulmuesi Mateo Retegui në minutën e pesë e kaloi Genoan në epërsi nga penaltia. Në minutën e 45-të, mbrojtësi Alessandro Florenzi barazoi shifrat në 1:1. Ndërsa Caleb Ekuban në minutën e 48-të shënoi për 2:1.

Për 2:2 shënoi mbrojtësi Matteo Gabbia në minutën e 72-të.

Tre minuta më pas francezi Olivier Giroud shënoi për 3:2, por epërsia nuk zgjati shumë pasi mbrojtësi Malick Thiaw shënoi autogol dhe rezultati u barazua në 3:3.

Milani renditet në vendin e dytë me 71 pikë kurse Genoa është në vend të 12-të me 43 pikë të tubuara.