Skuadra e Milanit të dielën në mbrëmje ka triumfuar me rezultatin 2:1 ndaj Interit në derbin e xhiros së pestë të Serie A.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e dhjetë. Christian Pulisic ishte shënuesi i golit. Interi i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 28-të me golin e Federico Dimarcos.
Qendërmbrojtësi Matteo Gabbia shënoi në minutën e 89-të për t’ia siguruar fitoren Milanit.
Kristjan Asllani luajti nga minuta e 63-të për Interin.
Për Interin ishte disfata e parë këtë edicion. Ka edhe dy fitore dhe dy humbje. Milani ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje.
Interi barazon rezultatin në derbi ndaj Milanit
Interi e ka barazuar rezultatin në ndeshjen derbi ndaj Milanit.
Golin e barazimit 1:1 e shënoi Federico Dimarco.
Ai realizoi në minutën e 28-të. Golin e epërsisë për Milanin e shënoi Christian Pulisic në minutën e 10-të.