Futboll

Milani e transferon mbrojtësin brazilian

Emerson Royal

Skuadra e Milanit të hënën ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit brazilian Emerson Royal. 
Royal ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. 

“Milani është i lumtur të njoftojë se Emerson Royal i është bashkuar klubit nga Tottenhami. Mbrojtësi brazilian ka nënshkruar një kontratë me kuqezinjtë deri më 30 qershor të vitit 2028, me opsionin e zgjatjes edhe për një vit tjetër”, ka njoftuar Milani të hënën. 

Tottenhami ka fituar 15 milionë euro nga shitja e Royalit. 25-vjeçari te Milani do të paraqitet me fanellën me numrin 22.