Futboll

Milani blindon me kontratë të re talentin Camarda

Francesco Camarda

Sulmuesi i talentuar, Francesco Camarda, ka rinovuar kontratën me skuadrën e Milanit. Lajmi është bërë i ditur të shtunën nga klubi italian.

“Francesco do ta vazhdojë aventurën e tij me ‘kuqezinjtë’ dhe do të qëndrojë me klubin deri më 30 qershor të vitit 2027”, ka shkruar Milani.

Në moshën 15-vjeçare, Camarda u bë lojtari më i ri që ka debutuar ndonjëherë në Serie A. Ai debutoi ndaj Fiorentinës më 25 nëntor të vitit 2023.

Sezonin e kaluar, 16-vjeçari e kaloi me ekipin U19 të Milanit. Në 41 paraqitje pati 14 gola të shënuar.

Me përfaqësuesen e Italisë U19 ka zhvilluar dy ndeshje dhe ka dy gola të realizuara.