Futboll

Michel: Nuk e synojmë vendin e tretë në tabelë

Girona

Trajneri i Gironas, Michel, të hënën ka thënë se nuk është synim i drejtuesve të skuadrës që të përfundojnë në pozitën e tretë në fund të edicionit. Michel ka theksuar se dëshirojnë që të luajnë më mirë se në edicionin e kaluar në La Liga.

“Një nga sfidat që kam si trajner është të marr versionin më të mirë të secilit lojtar. Askush nuk mund të mendojë se qëllimi ynë është të përfundojmë sërish në vendin e  tretë në tabelë si në edicionin e kaluar. Ne gjithmonë do të krahasohemi, por është e qartë për ne që jemi një ekip që duhet të punojmë me përulësi, duhet të vazhdojmë të rritemi. Kemi krenari dhe duam të jemi më të mirë se vitin e kaluar. Do të përpiqemi, por ne gjithmonë do t’i mbajmë këmbët në tokë”, ka thënë Michel.

Girona në dy xhirot e para të edicionit në La Liga ka një barazim dhe një humbje.

Të dielën në mbrëmje pësoi disfatë nga Atletico Madridi me rezultatin 3:0. Ndërsa në ndeshjen e parë barazoi me Real Betisin, 1:1.