Futboll

Messi: Maffeo, më i vështiri me të cilin jam përballur

Messi & Maffeo

Messi & Maffeo

Ylli argjentinas i futbollit, Lionel Messi, e ka zbuluar mbrojtësin më të vështirë me të cilin është përballur. Messi në një intervistë për “DAZN” është shprehur se Pablo Maffeo, sa ishte pjesë e Gironas, ka qenë mbrojtësi më i vështirë me të cilin është përballur.

“Pablo Maffeo kur ishte pjesë e Gironas ishte mbrojtësi më i ashpër me të cilin jam përballur. Unë kurrë nuk kam qenë nga ata që ankohen. Mendoj se kontakti fizik dhe goditjet janë pjesë e lojës”, ka thënë 37-vjeçari.

Maffeo tashmë është pjesë e skuadrës së Vedat Muriqit, Mallorca.

Pjesë e Mallorcas është nga vitit 2022. Ai karrierë ka bërë edhe te Stuttgarti, Espanyoli dhe Manchester City.