Futboll

Mësohet arsyeja e largimit të Fodenit nga kampi i Anglisë

Mesfushori i Anglisë, Phil Foden

Mesfushori i Anglisë, Phil Foden

Mesfushori i Anglisë, Phil Foden, është larguar nga kampi i Përfaqësueses së Anglisë në Gjermani, dhe është kthyer në vendlindje për shkak se është bërë baba për herën e tretë. 

Federata e Futbollit e Anglisë njoftoi të mërkurën se futbollisti i Manchester Cityt, 24-vjeçari Foden, është dashur të kthehej në shtëpi për “çështje familjare”. 

Shpresohet që Fodeni të kthehet te skuadra angleze të dielën, ditën kur Anglia luan në 1/8 e finales së Kampionatit Evropian. 

Në muajin prill, Fodeni dhe partnerja e tij, Rebecca Cooke, njoftuan në Instagram se po e presin fëmijën e tretë. 

Fodeni ka 37 paraqitje me Anglinë. Në Evropian ishte titullar në tri ndeshjet e para të fazës grupore.

Anglia e mbylli fazën e grupeve me pesë pikë në vendin e parë të Grupit C.