Futboll

Memeti fitoi penalltinë që ia siguroi Melbourne Cityt një pikë

Medin Memeti

Sulmuesi i talentuar, 17-vjeçari Medin Memeti, që në kampionatin elitar të Australisë ka katër gola të shënuar e një asistim, sërish ndikoi te skuadra e Melbourne Cityt për të marrë rezultat pozitiv nga ndeshja e xhiros së 27-të.

Memeti të shtunën u inkuadrua në lojë në minutën e 78-të, ndërsa në minutën e 85-të fitoi penallti kur skuadra e tij ishte duke humbur 2:1.

Ai bëri lëvizje të mirë në zonë duke e kaluar një kundërshtar, e më pas u pengua nga mbrojtësi grek, Anthony Pantazopoulos.

Kai Treëin ishte i saktë nga 11-metërshi dhe i barazoi shifrat në 2:2.

Me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja në udhëtim te WS Wanderers.

Melbourne City është në garë që të inkuadrohet direkt në gjysmëfinale të plejofit pasi në vendin e dytë ka 44 pikë.