Futboll

Memeti fillon furishëm, me gol e asistim

Erleta Memeti

Kapitenia e Kosovës në futboll, Erleta Memeti, e ka nisur furishëm edicionin në Bundesligën e Gjermanisë.

Të dielën, Memeti shënoi gol dhe asistoi në fitoren 2:1 të Hoffenheimit ndaj Essenit.

Ndeshja i takoi xhiros së parë të kampionatit gjerman.

Memeti, që luan në sulm, asistoi në minutën e shtatë, ndërsa realizoi për 2:0 në minutën e 62-të. Luajti deri në minutën e 82-të.