Futboll

Mehmeti shënon gol në fitoren e Bristol Cityt

Anis Mehmeti

Sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti ka shënuar gol në fitoren 2:0 të Bristol Cityt ndaj skuadrës Middlesbrough. Ndeshja u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së dhjetë të kategorisë së dytë të futbollit anglez.

Mehmeti e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 27-të. Ai luajti deri në minutën e 71-të.

Mehmeti ka të realizuar edhe një gol tjetër në 11 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat këtë edicion. Pjesë e Bristol Cityt, 23-vjeçari Mehmeti është nga viti 2023.

Ai u transferua nga Wycombe.