Sulmuesi i krahut, Anis Mehmeti, e ka shënuar golin e parë në kategorinë e dytë të futbollit anglez, në edicionin e ri.
Mehmeti të shtunën shënoi gol në ndeshjen të cilën Bristol City e fitoi ndaj Milwallit, me rezultatin 4:3.
Ishte ndeshja e dytë e Championshipit anglez.
Mehmeti realizoi në minutën e tretë, ndërsa luajti deri në minutën e 62-të.
23-vjeçari e përfaqëson Shqipërinë prej grupmoshës U16. Ai ka tri paraqitje me ekipin senior të “kuqezinjve”.