Futboll

Mehmedi largohet nga posti i drejtorit sportiv të Schaffhausenit

Admir Mehmedi

Ish-futbollisti i njohur, Admir Mehmedi, nuk është më drejtor sportiv i klubit zviceran, Schaffhausen. Kjo u bë e ditur të hënën nga vetë klubi i kategorisë së dytë.

Mehmedi ka mbajtur postin vetëm gjashtë muaj.

Sipas “Blick”, Mehmedi dhe drejtuesi i klubit që po ashtu është shqiptar, Jimmy Berisha, kanë pasur diskutime të shumta për planet se si të shpenzohet buxheti në edicionin e ardhshëm. Edhe klubi ka konfirmur që Mehmedi nuk ëështë pajtuar me reduktim të buxhetit të propozuar nga menaxhmenti. Dhe kështu u vendos për ndërprerje të bashkëpunimit.

Mehmedi 33-vjeçar, i ka 76 paraqitje e dhjetë gola për Zvicrën.

Schaffhauseni u rendit i parafundit në kategorinë e dytë helvetike.