Futboll

Mediumi boshnjak: Shumë punë për UEFA-n, thirrje të turpshme në Banjallukë

Mediumi boshnjak

Mediumi i fuqishëm boshnjak, “oslobodjenje.ba”, ka shkruar për fyerjet e rënda ndaj shqiptarëve në ndeshjen e Borcit të Banjallukës me kampionen e Shqipërisë, Egnatian.

Borci fitoi 1:0, ndërsa në stadiumin e kryeqendrës së Republika Srpskas në Bosnjë-Hercegovinë kishte flamur të Serbisë mbi hartën e Kosovës dhe thirrje “Kosova, Serbia”.

Për këtë ndeshja u ndërpre për rreth 10 minuta në pjesën e dytë.

“Nuk përjashtohet mundësia që Egnatia të ankohet në UEFA, dhe kjo do të mund të sjellte dënime potenciale për klubin banjallukas. Shtëpia evropiane e futbollit nuk toleron kur bëhet fjalë për gjëra të tilla”, ka shkruar mediumi boshnjak.

Serbët ende janë vendimmarrës në Bosnjë-Hercegovinë dhe kjo bën që shumë vendime në këtë vend të jenë kundër Kosovës.