Futboll

Mediumet në Francë: PSG-ja interesohet për Zhegrovën

Edon Zhegrova - Lille

Disa mediume në Francë kanë raportuar se Paris Saint-Germaini, mund ta transferoj gjatë verës Edon Zhegrovën. Kalimi i Zhegrovës nga Lille te skuadra e PSG-së, mund të realizohet gjatë verës së këtij viti, shkruan të mërkurën “wyfoot.fr” e po ashtu e dhe “Foot Sur 7”. 

Zhegrova po i mungon Lillet shkaku i lëndimit të pësuar më 14 dhjetor, në barazimin 1:1 ndaj Marseillet në “Velodrome”.

Për Zhegrovën, telashet në ije erdhën në kohë shumë të keqe. 

Para lëndimit, 26-vjeçari Zhegrova po kalonte superformë.

Në 21 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion, Zhegrova, ka kontribuar me tetë gola dhe dy asistime. Kishte shkëlqyer në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit dhe skuadrave tjera të mëdha.