Futboll

Me rikthimin e jashtëzakonshëm, Unitedi kalon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Manchester United

Manchester United ka bërë rikthim të jashtëzakonshëm në 7 minutat e fundit të lojës shtesë ndaj Lyonit për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Goleada që u mbyll me rezultatin 5:4 e çon Unitedin në përballje me Athletic Bilbaon në mesin e katër më të mirave të kësaj gare.

“Djajtë e Kuq” nisën në mënyrë të përsosur ndeshjen në Old Trafford duke kaluar në epërsi në minutën e dhjetë falë Manuel Ugartes. Ndërkohë në fund të pjesës së parë Diogo Dalot dyfishoi epërsinë.

E Lyoni u kthye me dy gola në minutat 71 dhe 78 për të barazuar gjithçka. Corentin Tolisso dhe Nicolas Tagliafico shënuan për të çuar ndeshjen në vazhdime, pasi edhe takimi i parë u mbyll me të njëjtin rezultat.

Në vazhdime, Lyoni hyri me një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Tolissos.

E në vazhdime, Rayan Cherki kaloi Lyonin në minutën e 105-të para se Alexandre Lacazette të dyfishonte epërsinë për francezët 4:2 në minutën e 110-të.

Kur pritej që gjithçka të mbyllej në favor të mysafirëve, Unitedi bëri atë që zor mund të imagjinohej. Bruno Fernandes ngushtoi rezultatin në 4:3 në minutën e 114-të, para se Kobbie Mainoo dhe Harry Maguire në minutat 120 dhe 121 të përmbysnin gjithçka.

Video: