Futboll

Me golat e Manajt, Sivasspori ka fituar 27 pikë

Rey Manaj - sivasspor

Sulmuesi shqiptar i Sivassporit, Rey Manaj, është i treti në listën e golashënuesve më të mirë në Superligën e Turqisë. 

Manaj ka 16 gola në listën e realizatorëve më të mirë, tri më pak se Edin Xheko që mban vendin e parë, dhe dy më pak se Mauro Icardi i dyti. 

Xheko e Icardi janë sulmues të Fenerbahçes, përkatësisht të Galatasarayt. 

Ka statistika interesante për sulmuesin 27-vjeçar. 

Nga 37 golat e fundit të skuadrës, 16-të prej tyre i ka shënuar Manaj. 

Sivasspori ka tetë fitore, tri barazime dhe dy humbje në 13 ndeshje në të cilat sulmuesi shqiptar ka shënuar gol. 

Sivasi, që ka 41 pikë në ligë, ka fituar 27 pikë në ndeshjet në të cilat Manaj ka shënuar gol. 
Rey Manaj ka edhe katër gola të realizuar dhe tri asistime në Kupën e Turqisë.