Futboll

Mbyllet pjesa e parë

Kosova-Islanda

Kosova dhe Islanda po barazojnë 1:1 pas pjesës së parë.

Kosova ka shënuar në minutën e 19-të të ndeshjes. 

Qendëmbrojtësi Lumbardh Dellova realizoi me gjuajtje të saktë. 

Vetëm pas tre minutave, kapiteni 20-vjeçar i Islandës, Orri Oskarsson, që luan te Real Sociedadi, i ka barazuar shifrat në “Fadil Vokrri”. 

Ai e kaloi portierin Arijanet Muriq dhe realizoi në portën e zbrazët.

Lexo përditësimet tjera
Kosova

Kosova fiton ndeshjen e parë, por gjithçka mbetet e hapur

Futbollistët e Kosovës e kanë fituar ndeshjen e parë të plejofit për inkuadrim në Ligën B...