Futboll

Disfata e dytë rresht për Dritën, Ferizaj futet seriozisht në garë për Evropë

Ferizaj

Skuadra e Dritës është befasuar në ndeshjen që i takoi javës së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita të hënën pasdite u mposht në udhëtim nga Ferizaj me rezultatin 2:1.

Për skuadrën gjilanase kjo ishte disfata e dytë rresht.

Në mesjavën e kaluar u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës pasi u mposht nga Prishtina me rezultatin e thellë 3:0.

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Antonio Ilieski në minutën e 48-të.

Veton Tusha në minutën e 80-të i barazoi shifrat por festa e mysafirëve zgjati shumë shkurtë pasi një minutë më pas, Fatjon Jusufi, e realizoi golin e fitores për 2:1.

Drita pavarësisht disfatës mbetet lidere me 66 pikë. Deri në fund kanë mbetur edhe pesë xhiro. Ballkani është në pozitën e dytë me nëntë pikë më pak.

Ferizaj e zë vendin e katërt me 45 pikë dhe është futur seriozisht në garë për Evropë. Vetëm tri pozitat e para dërgojnë në Evropë dhe pikërisht në vendin e tretë është Malisheva me dy pikë më pak se Ferizaj.


Dy gola të shpejtë në Ferizaj

Ka zgjatur shumë shkurtë festa e skuadrës së Dritës.

Drita i barazoi shifrat në minutën e 81-të me golin që e realizoi Veton Tusha.

Por një minutë më pas, Ferizaj e ktheu epërsinë.

Fatjon Jusufi realizoi për 2:1.


Ferizaj shokon Dritën

Ferizaj e ka nisur furishëm pjesën e dytë ndaj Dritës së Gjilanit.

Ka shënuar golin e epërsisë 1:0 ndaj Dritës. Golin për Ferizajn në minutën e 48-të e shënoi Antonio Ilieski.


Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Ferizaj – Drita

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ferizajt dhe Dritës.

Kjo ndeshje i takon javës së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.