Futboll

Mbyllet pa gola ndeshja Aston Villa – Manchester United

Manchester United

Ka përfunduar pa gola ndeshja ndërmjet Aston Villës dhe Manchester Unitedit. Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të Premier Leagues.

Të dyja skuadrat kishin disa raste të shumta shënimi por që nuk i konkretizuan.

Aston Villa e kishte më shumë posedimin e topit.

Unitedi këtë edicion ka dy fitore, dy barazime dhe tri humbje.

Renditet në pozitën e 14-të me tetë pikë. Aston Villa ka katër fitore, dy barazime dhe një disfatë. Gjendet në vendin e pestë me 14 pikë.