Katër gola janë shënuar në ndeshjen Struga – Gositvari. Por ndeshja derbi e dy skuadrave shqiptare, nuk ka dhënë fitues.
Ndeshja e luajtur të dielën, përfundoi baras 2:2, ndërsa i takoi javës së tetë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut Kampionia Struga ishte ajo që kaloi e para në epërsi me golin e Lanre Kehinde. Ai shënoi për 1:0 në minutën e 25-të. Por shpejtë Gostivari barazoi rezultatin, përkatësisht në minutën e 36-të nëpërmjet Oguzhan Aydoganit.
Kur po shkonte drejt fundit pjesa e parë, Struga shënoi edhe njëherë. Bassirou Compaore realizoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Ish-sulmuesi i Dritës dhe Feronikelit, Marko Simonovski, ia siguroi Gostivarit një pikë. Ai realizoi golin e barazimit 2:2 në minutën e 85-të.
Në minutën e 98-të, pati moment tensioni, ku gjyqtari kryersor i ndeshjes ndau dy karton të kuq për Strugën. Ndërkohë, Shkëndija ka qenë bindëse ndaj Vardarit. Mposhti Vardarin me rezultatin 4:0. Aleksander Trumci shënoi golin e parë në minutë ne 3-të, të dytin Besart Ibraimi në minutën e 13-të, kurse për 3:0 në pjesën e parë shënoi Valon Ahmedi në minutën e 27-të.
Golin e katërt e shënoi Florent Ramadani në minutën e 73-të. Besa shënoi fitore ndaj Voska Sportit 1:0, kurse Shkupi humbi nga Rabotniçki me rezultatin 2:1.
Shkëndija është në vendi ne parë me 17 pikë, Gostivari i dyti me 16 pikë.
Struga në vendin e pestë me 12 pikë, kurse Shkupi i shtati me nëntë pikë. Besa mban vendi ne nëntë me tetë pikë, derisa Voska Sport e fundit me pesë pikë.