Futboll

Mbyllet pa fitues derbi i madh i Bundesligës

Borussia Dortmund - Bayern Munich

Ka përfunduar pa fitues derbi më i madh i Bundesligës ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Bayern Muenchenit. 

Të shtunën në mbrëmje, Dortmundi në shtëpi barazoi 1:1 me Bayernin në kuadër të javës së 12-të të elitës së futbollit gjerman. 

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Jamie Gittens në minutën e 27-të. 

Jamal Musiala në minutën e 85-të me asistimin e Michael Olises i barazoi shifrat për Bayernin. 

Arijon Ibrahimoviqi ishte në bankën rezervë te skuadra e drejtuar nga trajneri, Vincent Kompany. 

Bayerni mbetet lider me 29 pikë. Dortmundi ka 20 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.