Futboll

Mbyllet pa fitues derbi i Anglisë

Manchester United - Liverpool

Manchester United - Liverpool

Foto: Associated Press

Ka përfunduar pa fitues derbi i Anglisë në mes të Manchester Unitedit dhe Liverpoolit. Derbi i zhvilluar të dielën përfundoi baras, 2:2, ndërsa i takoi javës së 32-të të Premier Leagues së Anglisë.

Luis Diaz shënoi i pari në minutën e 23-të. Me golin e tij u përfundoi pjesa e parë, ndërsa Unitedi shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e dytë për rezultatin 2:1.

Fillimisht për rezultatin 1:1 shënoi Bruno Fernandes në minutën e 50-të, ndërsa për 2:1 Kobbie Mainoo në minutën e 67-të. Golin për 2:2 e shënoi Mohamed Salah.

Ai shënoi nga penalltia në minutën e 84-t. Liverpooli është në vendi ne dytë me 71 pikë sa ka edhe Arsenali në vendi ne parë, kurse Unitedi është në vendi ne gjashtë me 49 pikë.

 


Liverpooli barazon rezultatin

Mohamed Salah ka shënuar golin e barazimit për Liverpoolin në ndeshjen derbi kundër Manchester Unitedit. Ndeshja United – Liverpool është baras 2:2.

Golin për 2:2 Salah e realizoi nga penalltia në minutën e 84-t.

Derbi po luhet në “Old Trafford” dhe i takon javës së 32-të të Premier Leagues angleze.


Unitedi përmbys rezultatin e pjesës së parë

Manchester Unitedi ka përmbysur rezultatin e pjesës së parë në derbin kundër Liverpoolit. Bruno Fenandes në miutën e 50-të dhe Kobbie Mainoo në minutën e 67-të shënuan golat epërsisë 2:1 të Unitedit.

Golin e vetëm në pjesën e parë për Liverpoolin e shënoi Luis Diaz në minutën e 23-të.

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Old Trafford”, ku i takon xhiros së 32-të të Premier Leagues.