Ka përfunduar pa fitues derbi i xhiros së 27-të të Serie A.
Ndeshja Napoli – Inter që u zhvillua të shtunën u mbyll baras 1:1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Federico Dimarco në minutën e 22-të.
Dimarco realizoi gol të bukur nga goditja e dënimit.
Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 87-të.
Për 1:1 shënoi mesfushori danez, Philip Billing.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e kompletoi ndeshjen te Napoli dhe ishte më i miri te skuadra e tij.
Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani, ishte në bankën e rezervistëve te mysafirët.
Interi mbetet lider me 57 pikë.
Një pikë më pak e ka Napoli në vendin e dytë.