Futboll

Leverkuseni e Xhaka i afrohen finales së Ligës së Evropës

Bayer Leverkusen

Leverkuseni ka shkuar në 47 ndeshje pa disfatë në të gjitha garat e edicionit aktual. 

Leverkuseni i drejtuar nga trajneri Xabi Alonso dhe me Granit Xhakën lider në mesfushë, fitoi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës në udhëtim te Roma. 

Të enjten mbrëma, Leverkuseni fitoi në “Olimpicon” e stërmbushur me shikues, me rezultatin 2:0. 
Florian Wirtz në minutën e 28-të dhe Robert Andrich në minutën e 73-të, i shënuan golat e fitores për skuadrën gjermane. 

Granit Xhaka, i cili e kompletoi ndeshjen, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 75-të për shkak të tensioneve mes lojtarëve të të dyja ekipeve. 
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave. 

Leverkuseni është kampion i Bundesligës. I është afruar finales së Ligës së Evropës, ndërsa është edhe në finale të Kupës së Gjermanisë.


Mbyllen pjesët e para të gjysmëfinaleve, ka rezultate befasuese

Janë mbyllur pjesët e para të gjysmëfinaleve në Ligën e Evropës dhe në Ligën e Konferencës. 

Leverkuseni është duke fituar ndaj Romës në “Olimpico” 1:0, ndërsa 1:1 është mbyllur pjesa e parë e duelit Marseille – Atalanta. 

Të dyja këto ndeshje janë gjysmëfinale të Ligës së Evropës. 

Në Ligën e Konferencës, Aston Villa po befasohet në shtëpi nga Olimpiacosi. Skuadra greke është në epërsi 2:1. 

Ndërkohë, Fiorentina është në epërsi 2:1 ndaj Club Brugges.


Leverkuseni i papërmbajtshëm

Leverkuseni po tregohet i papërmbajtshëm edhe në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës ndaj Romës. 

Roma dhe Leverkuseni patën mundësi shënimi në pjesën e parë, por ishte skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso që e ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 28-të. 

Florian Wirtz ishte realizator në minutën e 28-të, në ndeshjen që po luhet në “Olimpicon” e stërmbushur. Leverkuseni po kryeson 1:0. 

Wirtz e realizoi golin e katërt në nëntë ndeshje të edicionit aktual në Ligën e Evropës. 

Te Leverkuseni po luan Granit Xhaka. 

Leverkuseni është në ecuri prej 46 ndeshjeve pa humbje. 

Ka 38 fitore e 8 barazime në të gjitha garat.