Futboll

Mbi 40 mijë bileta janë shitur për ndeshjen Rumani – Kosovë

Kosova

Pamje nga ndeshja e kaluar në Bukuresht: Pankartat dhe thirrjet anti-Kosovë bënë që ndeshja e 12 shtatorit të vitit të kaluar të ndërpritej për 50 minuta

Ndonëse ka edhe rreth një muaj deri në ndeshjen Rumani – Kosovë, Federata e Futbollit e Rumanisë ka njoftuar se janë shitur mbi 40 mijë bileta. Ndeshja e Ligës së Kombeve në mes të Rumanisë dhe Kosovës luhet më 15 nëntor në “Arenën Kombëtare” në Bukuresht. Kapaciteti i stadiumit është 55 mijë e 634. Federata e Futbollit e Rumanisë nuk mund t’i shesë vetëm tre mijë bileta pas dënimit që ka marrë nga UEFA për thirrje dhe pankarta raciste të tifozëve gjatë ndeshjes së organizuar në “Stadionul Steaua” në Bukuresht. Rumania e fitoi 3:1 ndeshjen e 9 shtatorit ndaj Lituanisë. Biletat për ndeshjen kundër Kosovës në stadiumin ku pati thirrje dhe pankarta anti-Kosovë kanë dalë në shitje të premten e shkuar. 

Pankartat dhe thirrjet anti-Kosovë bënë që ndeshja e 12 shtatorit të vitit të kaluar të ndërpritej për 50 minuta.

“Tashmë janë shitur mbi 40 mijë bileta për ndeshjen kundër Kosovës”, njofton Federata e Futbollit e Rumanisë, shkruan “digi sport.ro” të hënën.

Rumania fitoi edhe më 6 shtator në Prishtinë me rezultatin 3:0

Rumania është në vendin e parë në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve me 12 pikë, kurse Kosova është e dyta me nëntë pikë. Vendi i parë siguron paraqitjen në Ligën B në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.