Paris Saint-Germaini ka dështuar edhe një herë ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Gjiganti francez u eliminua në gjysmëfinale nga Dortmundi i Bundesligës së Gjermanisë. Dortmundi avancoi në finale me rezultatin e përgjithshëm, 2:0.
“Ne duhej ta fitonim ndeshjen. Patëm 31 tentime për të shënuar gol, katër herë qëlluam shtyllën. Futbolli është i padrejtë ndonjëherë. E uroj dortmundin. Duhet të krijojmë diçka të veçantë për edicionin tjetër dhe të provojmë ta fitojmë këtë garë”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i PSG-së, Luis Enrique.
Paris Saint-Germaini prej vitit 2012-të ka shpenzuar 1.94 miliardë dollarë në transferime.