Sulmuesi i ri i Real Madridit, Kylian Mbappe ka shkëlqyer në fitoren e Francës ndaj Luksemburgut. Ai shënoi një gol dhe kontribuoi me dy asistime në miqësoren e fituar nga Franca me rezultat 3:0.
Miqësoren ndaj Luksemburgut, Franca e luajti në Metz. Golin e parë me asistim të Mbappes e shënoi Kolo Muani në minutën e 43-të, kurse të dytin Jonathan Clauss, i cili realizoi golin në minutën e 70-të me asistim të ish-sulmuesi i PSG-së. Kapiteni Mbappe në minutën e 85-të shënoi për 3:0, ndërsa kompletoi takimin. Mbappe do të jetë bartës i lojës së Francës në Evropianin në Gjermani.