Sulmuesi francez Kylian Mbappe ka vendosur që të marrë masa ligjore ndaj ish-klubit Paris Saint-Germain, me pretendimin se nuk i ka paguar pagat për muajt e fundit të kontratës dhe se i ka borxh 55 milionë euro në paga, e me bonuse shifra totale arrin afro 100 milionë euro, raporton “Le Monde”.
Pas shtatë vjetëve te PSG-ja, Mbappe iu bashkua Real Madridit këtë verë si lojtar i lirë. Mirëpo, mosmarrëveshjet për rrethanat e largimit kanë bërë që menaxhmenti i klubit të mos ia paguante disa paga rresht kapitenit.
Gazeta “Le Monde” ka raportuar se çështja është dërguar te Liga Profesioniste e Futbollit Francez (LFP).
Avokatët e Mbappes kanë thënë se janë të gatshëm të shkojnë edhe në një tribunal punësimi nëse nuk ka zgjidhje nga organet drejtuese sportive.
PSG-ja ka insistuar se masat financiare që mori ishin të justifikuara dhe ka konfirmuar se negociatat po vazhdojnë me Mbappen dhe përfaqësuesit e tij.